Foto të risjella me ngjyra zbulojnë momente të rralla gëzimi mes tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, por edhe histori të errëta që fshihen pas tyre.
Imazhet interesante tregojnë një ushtar të Cameron Highlanders duke shkruar një paralajmërim për Hitlerin në krah të trenit, ndërsa trupat largohen nga Aldershot për në Francën, apo Winston Churchill teksa mban shënjestër me një armë Sten gjatë një vizite në stacionin eksperimental të Artilerisë Mbretërore.
Por në disa nga fotografitë e tjera ofrohet një kujtim, jo real, për të këqijat e luftës. Në një foto dallohen unaza martese floriri, të cilat u janë hequr viktimave të Holokaustit, apo një bombë që po bie mbi një avion duke i vrarë të gjithë personat në bord. /topchannel/
Winston Churchill mban shënjestër me një armë Sten gjatë një vizite në stacionin eksperimental të Artilerisë Mbretërore. Një ushtar i Cameron Highlanders duke shkruar një paralajmërim për Hitlerin në krah të trenit Mbretëresha Britanike në qendër dhe pas princesha Elizabetë, sot mbretëresha Elizabetë. Një ushtar i forcave aleate para ofensivës në Sicili Veronica Foster, imazhi i mbi 1 mijë grave kanadeze që punonin në uzinën e armëve Një bombë që po bie mbi një avion duke i vrarë të gjithë personat në bord Unaza martese floriri, të cilat u janë hequr viktimave të Holokaustit E shkruar në gjermanisht: Këtu prehet një ushtar britanik Flamuri amerikan në Okinawa, Japoni Varri i një ushtari amerikan të rënë në Francë Ushtarët amerikanë që po u udhëtojnë nga Anglia drejt Francës Përdorimi i parashutave për të sinjaliziuar vennddodhjen për hedhjen e furnizimeve nga ajri Rikuperimi i veprave të arta të vjedhura nga forcat gjermane