Please enter at least 3 characters.

Ludo Lee përfundon i treti në finalen e Big Brother VIP Kosova 4

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka hyrë në fazën më vendimtare, teksa është shpallur edhe vendi i tretë i këtij edicioni.

Stilisti i flokëve, Ludo Lee, është renditur i treti, duke e mbyllur kështu rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend me një pozicion në podium.

Ai pati një rrugëtim të veçantë dhe unik gjatë këtij sezoni, duke u dalluar për stilin e tij, qasjen e drejtpërdrejtë dhe momentet që shpesh u kthyen në diskutime të gjera brenda dhe jashtë shtëpisë. Prania e tij në finale ishte konsideruar nga shumëkush si një prej më të merituarave të këtij edicioni.

Me shpalljen e tij në vendin e tretë, gara për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh tashmë mbetet mes dy finalistëve të fundit: Elijonës dhe Londrim Mekajt.

Publiku pret me padurim momentin final që do të përcaktojë fituesin e edicionit të katërt të BBVK. /Telegrafi/