Lucas Ocampos bëri asistimin e vitit në fitoren e Sevillas ndaj Real Betisit
Lucas Ocampos ka bërë një asistim shumë të veçantë dhe ka hedhur kandidaturën për asistimin më të mirë të vitit në fitoren e Sevillas kundër Real Betisit në La Liga.
La Liga është rikthyer pas tre muajsh pezullim shkaku i coronavirusit dhe ndeshja e parë u zhvillua të premten mbrëma.
Sevilla ishte nikoqire e Real Betisit dhe shënoi fitore 2-0 në ndeshjen e zhvilluar pa tifozë në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan.
Golat në këtë fitore të vendasve në derbin e Andaluzisë u shënuan nga Lucas Ocampos nga penalltia në minutën e 56-të dhe Fernando në minutën e 62-.
Megjithatë, asistimi i bërë tek goli i dytë i shënuar nga Fernando ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Është shënuesi i golit të parë, francezi Ocampos, i cili ka dhuruar një asistim brilant me thembër, ndërsa Fernando shënoi me kokë.
Asistimi i Ocamposit po llogaritet si më i miri i vitit deri më tani, ndërsa tashmë zyrtarisht ka hedhur kandidaturën. /Telegrafi/


