Please enter at least 3 characters.

Luana Vjollca ndihet e dëshpëruar për 8 mars (Foto)

2017/02/luanna-e1486491515673.jpg

Këngëtarja dhe prezantuesja seksi, Luana Vjollca, duket se nuk e ka pritur mirë 8 marsin.

Së paku kështu mund të konstatohet me një vizitë në profilin e saj, ku ajo nuk shprehë ndonjë gëzim për ditën e gruas, shkruan Telegrafi.

Luana gjithmonë seksi...

Ndryshe nga yjet tjera që kanë uruar nënat e tyre, Luana Vjollca ka shfrytëzuar ditën për të thumbuar meshkujt.

Ajo në profilin e saj ka postuar një “thënie të mençur”, por që është mjaft thumbuese.

Luana Vjollca me familjen e saj... Foto: InstaStory

“Ajo është femër e thjeshtë, e bërë për t’u dukur e komplikuar nga një mashkull i cili nuk është mjaftueshëm burrë për t’i dhënë asaj gjërat që ajo i meriton”, ka shkruar Luana në profilin e saj në Instagram duke u uruar të gjitha femrave ditën e 8 marsit.

Nuk dihet se kush e ka zhgënjyer Luanën, por së fundmi është përfolur një lidhje me një biznesmen të njohur nga Prishtina.

Luana ndryshe nuk pritet të lansojë së shpejti projekt të ri.

Ajo vazhdon angazhimet e saj në emisionin “Pa Limit”. /Telegrafi/