Please enter at least 3 characters.

LSDM: Sipas Mickoskit Maqedonia qenka parajsë, por le t'i pyes qytetarët se si jetojnë në këto dy vitet e fundit

2024/04/LSDM-1.jpg
LSDM
LSDM

Partia opozitare LSDM ka ironizuar me partinë në pushtet OBRM-PDUKM, pasi nga kjo e fundit deklaruan se turizmi është një nga prioritetet strategjike të Qeverisë, ndërsa rezultatet e politikave të zbatuara tashmë janë të dukshme.

Deputeti Aleksandar Jamalov nga kjo parti gjatë një konference për media, ku paraqiti të dhëna në lidhje me turizmin, tha se, me masa konkrete po përmirësohet infrastruktura turistike, po avancohen lidhjet ajrore, rrugore dhe hekurudhore, po krijohen kushte më të mira për investime të reja dhe po sigurohet mbështetje e fuqishme për zhvillimin e turizmit rural.

Partia në opozitë ka ironizuar me pretendimet e pushtetit për rritje ekonomik, duke thënë se, “për Mickoskin kufiri është qielli”.
LSDM

“Sipas Mickoskit dhe grupit të tij kriminel të OBRM-PDUKM-së, Maqedonia është parajsë: ekonomia e tretë në Evropë (pa koment), e para për turizëm (ndoshta për shkak të ekskursionit të tyre-së dhe Mickoskit), aeroporti i parë në Evropë (me shumë gjasë për shkak se të rinjtë ikin nga vendi), Ekonomia e Maqedonisë ka rritje më të shpejtë (njerëzit zhyten në varfëri, nuk kanë për bukë)”.

Më tej kanë shtuar se, qytetarët nuk janë as të verbër, as të shurdhër e aq më pak naivë, ata kanë statistikat e tyre të përditshme dhe e dinë më së miri se si kanë jetuar këto dy vite – me kuletën dhe frigoriferin bosh.