LSDM: OBRM-PDUKM e kërkonte Marrëveshjen për korridoret dhe tani ik
04/05/2023
Nga LSDM përmes një kumtese theksojnë se OBRM-PDUKM po humbet me manipulimet kundër projektit strategjik për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.
"E kërkuan Marrëveshjen për korridoret dhe tani ikin dhe nuk sqarohet se në cilën ditë dhe në cilin komision duhet të shqyrtohet", thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Ata i quajnë spekulime deklaratat se shumica në Kuvend dëshiron të mos shqyrtohet marrëveshja.
"Në vend të gënjeshtrave, OBRM-PDUKM sa më shpejt duhet të vendosë se në cilin komision duhet të shqyrtohet marrëveshja që të ndalohen spekulimet për projektin më të madh infrastrukturor që nga pavarësia deri më sot", thuhet në njoftimin e LSDM-së./Telegrafi/


