Please enter at least 3 characters.

Low: Është herët të flas për largimin tim

2018/06/JoachimLoww.jpg
250:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 27: Joachim Loew, Manager of Germany looks on prior to the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Korea Republic and Germany at Kazan Arena on June 27, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka pranuar se skuadra e tij nuk e ka merituar kualifikimin e mëtutjeshëm në Kampionatin Botëror, ndërsa ka refuzuar ta komentojë të ardhmen e tij.

Eliminimi shokues i Die Mannschaft ka bërë që shumëkush të kërkojë largimin e trajnerit të kampionit të botës nga viti 2014.

(Foto: Getty Images)

Skuadra e Low siguroi vetëm një fitore në fazën grupore, ndërsa askush nuk e priste humbjen nga Koreja e Jugut.

Vetëm 80 vite më parë, Gjermania ka regjistruar një eliminim kaq të hershëm nga një Kampionat Botëror.

"A do të largohem? Është herët për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Zhgënjimi im është akoma i freskët".

Joachim Low (Foto: Getty Images)

"Nuk kam mundur ta imagjinoj këtë. Kam qenë optimist, kam nevojë për kohë që të mendoj. Nesër (e enjte) do të flasim", u ka thënë trajneri gazetarëve pas ndeshjes.

Joachim Low është në krye të përfaqësueses gjermane qe 12 vite. /Telegrafi/