Lorik Cana kështu e uron Majlinda Kelmendin (Foto)
21/04/2016
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë është shprehur krenar me xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendi.
Kjo e fundit është shpallur kampione e Evropës në xhudo teksa për nder të saj është valëvitur edhe flamuri i Kosovës midis Rusisë.
“Krenar me ty. Kampione e Evropës. Majlinda Kelmendi”, ka shkruar Cana në Facebook.
Majlindën e ka uruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri.


