Please enter at least 3 characters.

Lopez kryen testet mjekësore me Interin, stërvitet për herë të parë me skuadrën

2018/01/Lisandro1-e1516032428889.jpg

Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez do të stërvitet këtë pasdite (e hënë) me skuadrën e tij të re, Interin.

Lisandro Lopez ka marrë pjesë në sesionin e parë të trajnimeve të Interit këtë pasdite (e hënë).

Stërvitja e tij me Interin erdhi edhe pse transferimi i tij nga skuadra e madhe portugeze, Benfica, nuk është konfirmuar ende, por pritet të bëhet së shpejti.

Qendërmbrojtësi thuhet se ka bërë testet e tij mjekësore këtë mëngjes dhe se zyrtarizimi do të bëhet gjatë mbrëmjes ose më së largu nesër (e martë).

Lopez me një trofe me skuadrën e Benficas (Getty Images)

Marrëveshja për afrimin e tij thuhet se është huazim me mundësi blerje për shifrën e nëntë milionë eurove.

Sipas mediumit italian Premium Sport, Lopez ka mbërritur në Appiano Gentile për sesionin e tij të parë të trajnimit këtë pasdite, teksa është njoftuar me shokët e rinj.

Te Interi, Lopez do të gjej edhe bashkëkombësin e tij argjentinas, kapitenin e skuadrës, Mauro Icardi.

Ndryshe, Nerazzurët janë në pritje edhe të transferimit të mesfushorëve, Rafinha dhe Ramires. /Telegrafi/