Lojtari shqiptar rigoN hyn në pesëshen e më të mirëve sa i përket hapjes së dueleve në CS:GO
03/04/2023
Sukseset e ekipit Bad News Eagles nuk kanë të ndalur në skenën botërore të CS:GO.
Lojtari i ekipit Bad News Eagles, Rigon “rigoN” Gashi është futur në listën e më të mirëve për hapjen e dueleve për vitin 2023.
Ai renditet në vendin e katërt me një vlerësim prej 1.14, publikuar nga Pleygg.
Së bashku me rigoN në pesëshe hyjnë lojtar si: Brollan, XANTARES, HObbit dhe Patsi.
Kjo renditje është sa i përket muajve të parë të vitit 2023, dhe mbetet të shihet nëse rigoN do të vazhdojë të jetë në listën e më të mirëve edhe në fund të vitit.
Ekipi shqiptar Bad News Eagles per momentin janë duke u përgatitur për turneun më të madh të CS:GO, BLAST Paris Major. /Telegrafi/


