Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Juves dhe Barcës që rrezikojnë suspendimin

2017/04/Neymar-juve-1-e1492534382941.jpg
283:"TURIN, ITALY - APRIL 11: Leonardo Bonucci of Juventus slides in to tackle Neymar of Barcelona during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Juventus and FC Barcelona at Juventus Stadium on April 11, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Edhe Juventusi edhe Barcelona kanë shqetësime rreth lojtarëve që rrezikojnë suspendimin nëse ndëshkohen në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët fituan me rezultat 3-0 në Torino, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Camp Nou.

Duke qenë se arritja në gjysmëfinale është objektivi kryesor, janë edhe shtatë lojtarë të cilët rrezikojnë mospjesëmarrjen në fazën tjetër nëse ndëshkohen me karton të verdhë.

Cilado prej këtyre skuadrave që kualifikohet në gjysmëfinale, mund të ketë mungesa të rëndësishme në fazën tjetër.

Sami Khedira, Mario Mandzukic dhe Juan Cuadrado janë një karton të verdhë larg pezullimit dhe do t’i mungonin Juves nëse ndëshkohen në Camp Nou.

E njëjta gjë vlen edhe për lojtarët e Barcelonës: Neymar, Luis Suarez, Gerard Pique dhe Ivan Rakitic. /Telegrafi/