Please enter at least 3 characters.

Lojërat Olimpike, objektiv i arritshëm për basketbollin

2016/01/loj-euml-rat-olimpike-objektiv-i-arritsh-euml-m-p-euml-r-basketbollin_hd.jpg

Presidenti i Klubit ‘Sigal Prishtina’, Blerand Stavileci, shprehu krenarinë dhe kënaqësinë që ky moment tashme është real dhe se kjo do të bëjë që i gjithë basketbolli Kosovar të përparojë si dhe ekspozimi e vëmendja më e madhe e publikut të bëjë që më shumë partnerë e sponsorë të interesohen për të mbështetur zhvillimin e sportit.

Presidenti i KOK, Besim Hasani, shprehu konsideratën e lartë për këtë arritje dhe falënderoi lojtarët, ekipin menaxhues, trajnerin dhe sponsorët për suksesin e arritur.

Një dedikim i veçantë iu bë edhe lojtarëve të huaj që luajnë për Prishtinën si dhe iu dorëzua një mirënjohje e dedikuar Klubit të Basketbollit për këtë rast dhe fitoren historike.

“Fitorja Ballkanike bën që të mendohet se edhe Lojërat Olimpike janë një objektiv i arritshëm në horizont për basketbollin kosovar, ndaj suksese, e kurdoherë do të keni mbështetjen jo vetëm morale të Lëvizjes Olimpike”, ka thënë Hasani, transmeton koha.net.

Lojtarët kampionë firmosën me autografet personale bluzën simbolike te KOK.