Please enter at least 3 characters.

LOJA, RREGULLAT, BETEJA

2023/07/Adrian-Manning-e1689590330216.jpg

Poezi nga: Adrian ManningPërktheu: Fadil Bajraj

Kisha zakon të flisja për jetën
sikur ajo të ishte lojë.
flisja për rregullat, taktikat
dhe modelet e lojës.

Kujtoja se
po iu binda rregullave
do të mund të isha i suksesshëm
dhe të fitoja lojën.

Tash jam më i mençur
dhe jetën e marr si betejë
ku ka rregulla ama
rrallë respektohen.

Kam mësuar se
në të gjitha betejat fituesit
i thyejnë ose i injorojnë rregullat
për përfitimet e tyre.

Tash jam më i mençur
dhe goxha kam mësuar
do ta shikoj për herë
të fundit rregulloren,

do t’ia shqyej faqet
dhe do të filloj të luaj
poshtërsisht.

/Telegrafi/