Please enter at least 3 characters.

Llorente: Juventusi i mahnitshëm

2016/01/llorente-juventusi-i-mahnitsh-euml-m_hd.jpg

Kampionët në fuqi të Italisë kanë 11 pikë avantazh ndaj Romës, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, por sulmuesi spanjoll thotë se Juve duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe nuk guxon ta humbë fokusin.

“Distanca që kemi krijuar ndaj Giallorossëve më ka befasuar mua ca. Kampanja jonë ka qenë sensacionale deri tash, por nuk është e lehtë të mbledhësh kaq shumë pikë. Ajo çfarë ka rëndësi tash është të vazhdojmë këtë formë deri në fund”.

“E rëndësishme është të mos lejojmë të humbim fokusin për asnjë moment, pasi Roma do të jetë e gatshme ta shfrytëzojë çdo mundësi”, ka deklaruar Llorente për Sky Sport Italia.

Llorente po ashtu ka folur për ndeshjen e vikendit ndaj Fiorentinas, duke thënë se Bianconerët kërkojnë hakmarrje për disfatën e 4-2 të pësuar më herët këtë sezon. /Telegrafi/