Llazari: Duhet të përmirësohemi për ta mposhtur Rumaninë
“Sa i përket lojës keni pasur rastin ta shihini direkt, e cila ka qenë një lojë thjesht në moment në maksimum ,sepse e dinim se kush ishte Rumania. Dëshira dhe angazhimi ynë nuk ka munguar. Mos eksperienca jonë në arenën ndërkombëtare na ka munguar, sepse në momentet e caktuar në lëshuar konceptimi”, tha Llazari, i cili ka shtuar se në Bukuresht kanë ekzistuar të gjitha kushtet për lojë.
Njeriu i parë i bankinës së Kosovës ka folur edhe për sfidën e kthimit kundër Rumanisë. Llazari thotë se shtabi teknik është duke i bërë analizat e lojës së parë. Ai thotë se do të mundohen që t’i evitojnë gabimet e lëshuar në ndeshjen e parë.
“Tash për momentin po i bëjmë analizat. Djelmoshat janë në Palestër me trajnerët Taib Babashin e Verim Zherkën, ku jemi duke munduar që t’i eliminojmë ato dobësi edhe pse koha nuk na premton. Ne i kemi gabimet tona, sepse disa gjera i kemi bërë më vonese. Mendoj se koha do ta bëjë të veten, por mendoj se jemi paraqitur ashtu si duhet, vetëm duhet të korrigjojmë edhe disa gabime”, ka theksuar Llazari.
Ai është i bindur se Kosova do të ketë paraqitje të mirë në ballafaqim me Rumaninë. /KP/Telegrafi/


