Please enter at least 3 characters.

Llapi sfidon Prishtinën

2016/01/llapi-sfidon-prishtin-euml-n_hd.jpg

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Podujevë, ku lideri i Ligës së Parë, Llapi do të jetë nikoqir i kampionëve të shumfishtë të Kosvoës, Prishtinës, transmeton Telegrafi.

Që të dyja skuadrat kanë qëllim fitimin e trofeut të Kupës dhe kjo e bënë edhe më interesant ndeshjen.

Ndërkohë kampioni vjeshtor Feronikeli do të përballet me Kosovën e Vushtrrisë, ndërsa dy ndeshjet tjera janë ato: Besa – 2 Korriku dhe Istogu –Dukagjini.

Javën e ardhshme do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit ku Flamurtari në kryeqytet pret Dritën ndërsa Gjilani takohet me Ferizajn. /Telegrafi/