Please enter at least 3 characters.

Llapi dhe Ballkani janë gati për një super ndeshje, formacionet zyrtare

2024/08/Llapi-Ballkani-1.png

Llapi dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 14:00.

Ekipi i Tahir Batatinës e ka ngritur formën në ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur zonën që e rrëzon nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Orges Shehit vjen nga një fitore, pas dy humbjeve dhe një barazimi, kështu që synon një rezultat pozitiv për të mbetur në pozitën e dytë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Vokrri, Rama, Useini, Bytyqi; Peci, Namani; Veliu, Baftiu, Hasani; Tahiri;

Ballkani: Iljazi; Smajli, Halili, Jashanica, Potoku; Ismajlgeci, Queven; Tolaj, Ribeiro, Kryeziu; Adetunji;

/Telegrafi/