Please enter at least 3 characters.

Llamkosi transferon Osmanin e Maxhunin

2016/01/llamkosi-transferon-osmanin-e-maxhunin_hd.jpg

Pjesë e skuadrës së Ismet Munishit, të enjten, janë bërë Shemsi Osmani dhe Daut Maxhuni. Lajmin për arritjen e marrëveshjes me këta dy futbollistë e ka bërë të ditur kryetari i klubit vushtrrias, Labinot Demi, raporton Arena.

Kjo lëvizje e Llamkosit vjen pas përforcimeve cilësore që ka bërë skuadra kampione në fuqi, Prishtina, me transferimin e Liridon Lecit, Kastriot Rexhës, Akil Makollit dhe Shkëmbim Salihut.

Përforcimi i skuadrës është një sinjal i qartë se Llamkosi synon ta ruajë pozitën e liderit në Superligë dhe të mos lejojë që të befasohet nga ekipet kundërshtare. /Telegrafi/