Lladrovci thotë se Drenasi do të bëhet edhe me tramvaj
7:"SAMSUNG
Postimi i plotë:Vizita e sotme e kryetarit Kadri Veseli, bashkë me ministrat Uran Ismaili dhe Abelard Tahiri, në këtë fillimvit, është lajm shumë i mirë dhe dëshmi për vëmendjen, përkushtimin e liderit për Drenasin dhe për Drenicën.Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre.Drenasin do ta ndryshojmë rrënjësisht! Faleminderit Kryetar Veseli për vëmendjen tuaj, për përkrahjen e nevojave të qytetarëve të komunës tonë.Për tri vjet, do ta mbyllim çështjen e infrastrukturës, përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, Qendrën e gruas, Qendrën e Rinisë, Qendrën e re të biznesit për vendet e reja të punës si dhe punët e mbara dhe të vlefshme tjera, për qytetarët tanë, pa dallim.E falënderova në emër të komunës Kryetarin Veseli, duke u zotuar po ashtu se punën cilësore nuk do ta ndali dhe se përkrahja nga niveli qendror është substanciale për mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.Faleminderit Kryetar Veseli për përkrahjen, së bashku, ne zotimet i bëjmë vepra!Ja disa nga pikat e diskutuara të cilat janë në proces, për plan fizibiliteti ose në ekzekutim:Stadiumi Kombëtar,Parku i Bisnesit, ekzistues dhe i Ri,Aeroporti Bujqësor,Stadiumi sintetik dhe pishina gjysêm olimpike - Komoran,Liqeni i Vasilevës,Penda në Vërboc,Komasacioni,Parkingjet nëntokësore në qytetin e Drenasit,Ndërtimi i lartë në zonën I, pronat komunale, Turbinat për energji të ripërtërishme nga ERA - Goleshi-Zonë banimi (Lagja e Dëshmorëve),Vendbanimet joformale (Lagja e Feronikelit, Komoran, Poklek),lmpianti i ujërave të zeza,Burimi i ujit mineral në fshatin Poklek dhe Verboc,Burimi i ujit tek Kroi i Mbretit - Korroticë e Epërme,Rruga - Drenas- Kroi i Mbretit,Feronikeli - industria,Rruga 4 korsi - Komoran - Polluzhë,Trajtimi i ndërtimeve nëpër zonat rurale,Ndërtimi i rrugës së Tramvajit Drenas - Komoran-Kroi i Mbretit - Stadiumi Nacional, apo traseja Prishtinë - Aeroport - Stadiumi kombëtar - Komoran - Drenas,Rruga në Çyçavicë, sipas memorandumit të pesë komunave,Kasmaqi, burimi i ujit në Krajkovë dhe Baicë,Rruga Llapushnik - Berishë- Kleçkë, etj. /Telegrafi/
22/01/2019
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim kryeparlamentarin Kadri Veseli, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin dhe ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Gjatë këtij takimi siç ka potencuar Lladrovci, është diskutuar për shumë çështje, në mesin e tyre edhe ndërtimi i rrugës së tramvajit.
"Ne, së bashku, në Asamblenë komunale kemi planifikuar investimet kapitale dhe ato janë votuar. Për më shumë se kaq, Kryetari Veseli shprehu respekt për punën e vjetme të kryer dhe punët që na presin, duke na dhënë zotimin e fuqishëm për realizimin e tyre", ka shkruar Lladrovci.


