Please enter at least 3 characters.

Lladrovci mbetet te Feronikeli

2016/01/lladrovci-mbetet-te-feronikeli_hd.jpg

Lladrovci ishte një ndër lojtarët më meritor për sukseset e Feronikelit edicionin që lamë pas, ku u shpall kampionë i Kosovës dhe fitoi ‘Digitalb Kupën e Kosovës’.

Lajmin për vazhdimin e kontratës e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Jam i lumtur që kam vazhduar kontratën edhe për një vit te Ferronikeli. Falënderoj kryesinë që ishin këmbëngulës për vazhdimin e kontratës si dhe të gjithë tifozët e klubit të Feronikelit”, shkroi ndër tjera Lladrovci.

Ai ka treguar se kishte edhe dy oferta të rëndësishme nga skuadrat e Shqipërisë si Bylysi dhe Teuta por në fund vendosi të mbetej te Ferronikeli. /Telegrafi/