Please enter at least 3 characters.

Liverpooli shkatërron Watfordin, Salah shënon katër gola

2018/03/Liverpool-2.jpg
250:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 17: Mohamed Salah of Liverpool celebrates scoring his side's second goal during the Premier League match between Liverpool and Watford at Anfield on March 17, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar ndaj Watfordit me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Kloppit i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në derbi ndaj Manchester Unitedit, duke e dominuar Watfordin.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave, ku Mohamed Salah shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.

Salah e hapi serinë e golave pas vetëm 4 minutave (Getty Images)

Reds vazhduan me raste dhe dominim, por goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 43-të ku Salah shënoi për 2-0 dhe dërgoi skuadrat në pushim.

Firmino shënoi një gol të bukur (Getty Images)

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Liverpoolit, të cilët shënuan pas vetëm pesë minutave, ku Roberto Firmino shënoi një gol të bukur me thembër pas asistimit të Salah.

Vazhdimi i kësaj pjese foli në të mirë të yllit egjiptian, Salah, i cili kompletoi het-trikun në minutën e 77-të duke shënuar për 4-0, ndërsa në minutën e 85-të vulosi rezultatin përfundimtar duke shënuar golin e katër personal për 5-0.

Salah ishte i papërmbajtshëm duke shënuar 4 gola (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Reds renditen në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Watfordi zë pozitën e 11-të me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa Watfordi e pret në shtëpi Bournemouthi. /Telegrafi/