Please enter at least 3 characters.

Liverpooli pritet ta transferojë Marshallin si lojtar të lirë

2019/05/marshall.jpg
230:"NORWICH, ENGLAND - MARCH 13: David Marshall of Hull looks dejected during the Sky Bet Championship match between Norwich City and Hull City at Carrow Road on March 13, 2019 in Norwich, England. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli është duke u përgatitur që ta rrëmbejë David Marshallin si transferim të lirë, nëse Simon Mignolet largohet në këtë verë - raporton Scottish Sun.

Portieri veteran është aktualisht te skuadra Hull City, por është jashtë kontratës në këtë verë dhe ai ka arritur të tërheqë interesimin e monitoruesve të lojtarëve të ‘The Reds’.

Liverpooli dëshiron ta transferojë Marshallin si mbështetës të Alisson Becker, mirëpo së pari duhet të zgjidhë të ardhmen e Mignolet që po e kërkon largimin.

Simon Migonlet (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

34-vjeçari ka luajtur për Celticun nga viti 2002 deri në vitin 2007, para se të transferohej te Norwich City, Cardiff City dhe aktualisht te Hull City.

Edhe pse ka një përvojë të madhe në Ligën Premier, Marshall është paraqitur vetëm në 35 ndeshje qe tri sezone, duke qëndruar më shumë në bankën rezervë, megjithatë Liverpooli e dëshiron transferimin e tij. /Telegrafi/