Please enter at least 3 characters.

Liverpooli pëson humbjen e dytë në fazën grupore

2018/11/Alisson-e1541533131285.jpg
270:"BELGRADE, SERBIA - NOVEMBER 06: Alisson Becker of Liverpool warm-up prior to the Group C match of the UEFA Champions League between Red Star Belgrade and Liverpool at Rajko Mitic Stadium on November 06, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 2-0, Liverpooli ka pësuar humbje nga Crvena Zvezda, në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida e vlefshme për Grupin C u zhvillua në Beograd, ndërsa vendasit arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë.

Pas një harkimi në zonë nga Marko Marin, Milan Pavkov shënoi me kokë (22') duke e zhbllokuar rezultatin.

Milan Pavkov dhe Virgil Van Dijk (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Nuk kaluan as shtatë minuta (29') dhe i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë duke e dërguar skuadrën e tij në pushim me avantazh komod.

Në gjysmën e dytë, mysafirët u përpoqën t'i kthenin gjërat në favorin e tyre, mirëpo pa sukses.

Përkundër lojës ofensive dhe tentimit për të ndërtuar aksione, të zgjedhurit e Jurgen Klopp dështonin në fazën finale.

Milan Rodic dhe Mohamed Salah (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, pas katër xhirosh, Liverpooli numëron dy fitore dhe dy humbje, dhe qëndron në kuotën e gjashtë pikëve.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës angleze zhvillohet në kryeqytetin francez, si mysafir i Paris Saint Germainit. /Telegrafi/