Liverpooli nuk gabon ndaj Brightonit, fiton ndeshjen e tretë radhazi në Ligën Premier
Liverpooli ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka marr edhe fitoren e tretë nga po kaq ndeshje në Ligën Premier dhe duke qenë me pikë maksimale.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim total të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, goditën shtyllën, por gjetën edhe një gol.
Rastet më të mira në këtë pjesë ishin shtylla e Trent Alexander-Arnold (15') dhe ai i Roberto Firminos (44') që shkoi pranë portës.
Goli i vetëm në këtë 45 minuta lojë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.
Në pjesën e dytë, Liverpooli vazhdoi trysninë duke sulmuar dhe duke provuar të përfundoj sa më shpejt epilogun e fituesit.
Megjithatë, edhe përkundër shumë rasteve të krijuara, rezultati mbeti ai i njëjti dhe Liverpooli fitoi me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, Reds kanë nëntë pikë në vendin e parë, ndërsa Brigton në vendin e 12-të me tri pikë. Në ndeshjen e radhës, Liverpooli udhëton te Leicester City, teksa Brightoni e pret në shtëpi Fulhamin. /Telegrafi/


