Please enter at least 3 characters.

Liverpooli interesohet për transferimin e Pedrit

2021/04/Pedri-Barcelona.jpg
235:"Pedri Barcelona, MARCH 3, 2021 - Football / Soccer : Spanish Copa del Rey Semi final 2nd leg match between FC Barcelona, Barca 3-0 Sevilla FC at the Camp Nou in Barcelona, Spain. Noxthirdxpartyxsales PUBLICATIONxNOTxINxJPN 0114560218st
22:"imago images/AFLOSPORT

Shkëlqimi këtë edicion me Barcelonën nuk ka shkuaq dëm, pa i rënë në sy skuadrave të mëdha.

Fjala është për mesfushorin e talentuar spanjoll Pedri, i cili është bërë objektiv i kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.

Siç ka raportuar mediumi anglez Mirror, trajneri Jurgen Klopp është i mahnitur nga përformanca e Pedrit dhe dëshiron ta transferojë në Anfield.

18-vjeçari në vitin e tij të parë te Barcelona ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të rregullt dhe vlerësohet si njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

Kampioni në fuqi i Anglisë do të tentojë gjatë verës transferimin e Pedrit, edhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.

Barcelona e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e ri dhe duket e vështirë që të heq dorë nga ai.

Pedri ka zhvilluar këtë edicion 44 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime.  /Telegrafi/