Please enter at least 3 characters.

Liverpooli i propozon Real Madridit shkëmbimin e yjeve në një marrëveshje të çmendur

Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, është lidhur me një marrëveshje të mundshme shkëmbimi pas raporteve për përplasje mes mesfushorit dhe trajnerit Xabi Alonso.

Ka qenë një fillim i vështirë sezoni për Bellingham, i cili humbi javët e para të kampionatit ndërsa rikuperohej nga një operacion në shpatull.

Që nga rikthimi në fushë në shtator, ai ka startuar në shtatë ndeshje, duke shënuar tre gola, por është përpjekur të rikthejë formën që e bëri një nga lojtarët më të mirë në Spanjë sezonin e kaluar.

Bellingham iu bashkua Real Madridit për një shumë fillestare prej 88.5 milionë eurosh në verën e vitit 2023, duke kaluar dy vitet e para nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Trajneri italian e aktivizoi kryesisht në një rol më të avancuar, me Bellingham që shënoi 38 gola në dy sezonet e tij të para në Spanjë.

Pas një fillimi të mirë sezoni, gjigantët spanjollë kanë hasur në vështirësi javët e fundit, duke barazuar tre ndeshjet e fundit në La Liga dhe duke humbur vendin e parë ndaj Barcelonës.

Në mesin e këtij rënieje formë, media spanjolle Mundo Deportivo raportoi se ka tension mes Alonsos dhe Bellingham.

Pavarësisht këmbënguljes së Alonsos se ai është i kënaqur me Bellingham, Defensa Central raportoi se Liverpooli ka bërë një ofertë për mesfushorin.

“Të Kuqtë”, të cilët tentuan ta transferonin Bellingham në vitin 2023 para se ai të kalonte te Madridi, raportohet se e shohin këtë si një mundësi për ta sjellë reprezentuesin anglez në ‘Anfield’.

Raporti gjithashtu pretendon se Liverpooli do të ishte i gatshëm të ofronte fituesin e Kupës së Botës, Alexis Mac Allister, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi.

Megjithatë, si Bellingham ashtu edhe Real Madridi janë të vendosur që mesfushori të qëndrojë në Spanjë./Telegrafi/