Please enter at least 3 characters.

Liverpooli gati që ta bëjë Salahun lojtarin më të paguar në Ligën Premier

2019/07/GettyImages-1153102537.jpg
290:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Mohamed Salah of Liverpool celebrates with the Champions League Trophy after winning the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli pasi kishte sukses në Ligën e Kampionëve duke e fituar, tani po mendon që t’i ‘blindojë’ yjet.  

I pari në listë sa i përket rinovimeve është Mohamed Salah, i cili do të futet në sezonin e tij të tretë me klubin.

Ai ka pasur shumë oferta për tu larguar, por që i ka refuzuar dhe kjo ka bërë që klubi ta përgatiti një kontratë të re për të.

Mohamed Salah . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Drejtuesit e Liverpoolit duan ta bëjnë lojtarin më të paguar në Ligën Premier duke i ofruar një rrogë prej rreth 25 milionë eurosh në sezon në një kontratë për pesë vite.

Marrëveshja aktuale mes Salah dhe klubit është e vlefshme deri në verën e vitit 2023.

Mohamed Salah (Getty Images)

Klubi po mendon t’ia shtojë në kontratën e re edhe një vit, por edhe klauzolë për prishje të kontratës.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e 2017 nga Roma. Që atëherë ai ka zhvilluar 74 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar 54 gola. /Telegrafi/