Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton ndaj Barcelonës në Wembley (Video)

2016/08/CpMWWfbWYAAskiv.jpg

Liverpooli ka fituar ndaj Barcelonës në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.

Katalunasit mbajtën topin dhe sulmuan gjatë gjithë kohës, por Reds ishin konkret para portës.

Goli i parë erdhi nga Sadio Mane në minutën e 15-të, e gjitha kjo pas një kundërsulmi të shpejt dhe të organizuar mirë nga Reds dhe me rezultatin 1-0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën e 47-të shënoi në portën e tij Javier Mascherano, ndërsa pas një minute shënoi belgu, Divock Origi.

Goli i fundit në këtë takim erdh nga Marko Grujic në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/