Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton me lehtësi në udhëtim te Watfordi

2018/11/Shaqiri-Salah.jpg
283:"WATFORD, ENGLAND - NOVEMBER 24: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Watford FC and Liverpool FC at Vicarage Road on November 24, 2018 in Watford, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 3-0 në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka vazhduar serinë pozitive pa humbje këtë sezon në kampionatin anglez, duke e mposhtur Watfordin në udhëtim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur asnjëra ta gjej rrugën e rrjetës.

Shaqiri dhe Salah (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Reds hyrn furishëm dhe pas disa rasteve arritën të gjejnë edhe golin.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 67-të me anë të Mohamed Salah, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Sadio Mane.

Festa e Salah pas golit (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 76-të Liverpooli arriti të dyfishojë epërsinë me anë të Trent Alexander-Arnold që shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit për 2-0.

Alexander-Arnold shënoi një gol të bukur (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Luhej minuta e 82-të kur Jordan Henderson doli nga loja me karton të kuq, por Roberto Firmino (89') u përkujdes për golin e radhës duke vulosur fitoren 3-0.

Pas kësaj fitore, Reds janë në vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Watfordi në pozitën e nëntë me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret në shtëpi Evertonin, ndërsa Watfordi udhëton te Leicester City. /Telegrafi/

https://twitter.com/p_williams_0151/status/1066373194209247232