Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Bournemouthit, minuta kishte edhe për Shaqirin

2019/12/GettyImages-1192496813.jpg
307:"BOURNEMOUTH, ENGLAND - DECEMBER 07: Naby Keita of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's second goal during the Premier League match between AFC Bournemouth and Liverpool FC at Vitality Stadium on December 07, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar me lehtësi ndaj Bournemouthit në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier me rezultat 3-0.

The Reds e fillua ndeshjen mirë, pasi krijuan disa raste për gol, por momenti erdhi në minutën e 35-të, atëherë kur Alex Oxlade-Chamberlain shëni me një asistim të Jordan Henderson.

Më pas, Naby Keita (44’) u shërbye mjaftë mirë nga Mohamed Salah për ta dyfishuar epërsinë.

Bournemuth vs Liverpool (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi 2-0 për skuadrën e Jurgen Klopp, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një.

Sulmuesi egjiptian më pasi ndryshoi rolin nga asistues në golashënues, duke e shënuar të parin në ndeshej në minutën e 54-të.

Bournemuth vs Liverpool (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Minuta në këtë takim pati edhe për Xherdan Shaqiri që u inkuadrua në vend të Chamberlain në të 87-në.

Pas javës së 16-të Liverpooli vazhdon të jetë lider me 46 pikë, ndërsa në xhiron e 17-të do të takohet me Watfordin. /Telegrafi/