Please enter at least 3 characters.

Liverpooli feston titullin në Ligën Premier në një triler me tetë gola në derbi ndaj Chelseat

2020/07/Liverpool-vs-Chelsea.jpg
480:"LIVERPOOL, ENGLAND - JULY 22: Naby Keita of Liverpool celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Liverpool FC and Chelsea FC at Anfield on July 22, 2020 in Liverpool, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Paul Ellis/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar me rezultat 5-3 ndaj Chelseat ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur ta fitojë ndeshjen e tyre në fundit të sezonit në shtëpi, pasi kanë mposhtur rivalët e Chelseat në trilerin e tetë golave.

Kjo fitore e Reds ka shije të mirë, pasi vjen në ditën kur ata do ta ngrenë lartë trofeun e Ligën Premier të fituar pas plot 30 viteve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe tri gola, kundrejt një të Chelseat.

Trent Alexander-Arnold (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Naby Keita, i cili me një gol të bukur nga distanca shënoi për 1-0, ndërsa Trent Alexander-Arnold (38’) me një supergol nga gjuajtja e lirë qoi epërsinë në 2-0.

Liverpooli gjeti edhe një gol në minutën e 43-të me anë të Georgino Wijnaldum për 3-0, ndërsa Olivier Giroud (45+) dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 3-1.

Edhe pjesa e dytë ishte e mirë, me shumë raste dhe katër gola të shënuar, dy gola nga secila skuadër.

Të parët përsëri ishin Reds që shënuan me anë të Roberto Firmino (55’) për 4-1, ndërsa Blutë pastaj ngushtuan me Tammy Abraham (61’) për 4-2 dhe Christian Pulisic (73’) për 4-3.

Në fund të ndeshjes, Liverpooli gjeti edhe një gol me anë të Alex Oxlade-Chamberlain (84’) për 5-3 dhe ky goli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Reds kanë 96 pikë në vendin e parë, ndërsa Chelsea renditet i katërti me 63 pikë.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, Blutë do të kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve me një ndeshje në shtëpi ndaj Wolves, ndërsa Reds udhëtojnë për prestigj te Newcastle. /Telegrafi/

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1286026837668311043

https://twitter.com/LFCTransferRoom/status/1286028595442454533

https://twitter.com/FootballGoalss_/status/1286029464401575936

https://twitter.com/Oshmo8/status/1286038461196230657

https://twitter.com/OnlyFootballCl1/status/1286037564978278403