Please enter at least 3 characters.

Liverpooli dhe Chelsea e duan Hartin, City ia vë çmimin

2016/12/harti-12.jpg

Manchester City janë të gatshëm që ta shesin Joe Hartin këtë vit.

Sipas The Sun skuadra e qytetarëve kërkon 15 milionë funte për portierin.

Anglezi nuk u pëlqye nga Pep Guardiola dhe është lënë i lirë të huazohet te Torino, për tu zëvendësuar me Claudio Bravon nga Barcelona.

Shumë skuadra të Ligës Premier e duan duke përfshirë edhe Chelsean dhe Liverpoolin.

Blutë mund të mbeten pa portier pasi Thibaut Courtois mund të kalojë te Real Madrid, ndërsa Liverpooli nuk po ka fat me portier. /Telegrafi/