Please enter at least 3 characters.

Liverpooli barazon në ndeshjen kthyese ndaj Portos në Anfield

2018/03/GettyImages-928187000.jpg
151:" during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Liverpool and FC Porto at Anfield on March 6, 2018 in Liverpool, United Kingdom.
15:"Shaun Botterill

Liverpooli ka barazuar me Porton në ndeshjen kthyese të zhvilluar në Anfield. Sfida përfundoi pa gola, me rezultat 0-0.

Liverpooil dominoi sfidën, ani pse kualifikimi veç se ishte i siguruar nga ndeshja e parë.

Foto: Getty Images

Sadio Mane pas 18 minutash lojë arriti që të ketë mundësinë më të mirë për të shënuar.

Sërish Mane pas minutën së 31-të sfidoi portierin e Portos, teksa ai ishte i pa fat.

Foto: Getty Images

Pa gola përfundoi pjesa e parë, kurse avazi i njëjtë avzhdoi edhe në pjesën e dytë.

Firmino kishte një mundësi të mirë pas një orë lojë, por goditja e tij u bllokua.

Deri në fund më nuk pati gola dhe Liverpooli me rezultat të përgjithshëm prej 5-0 kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/