Liverpool fiton në minutat shtesë, forcon pozitën e pestë
Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 33-të të Ligës Premier, duke mposhtur Evertonin me rezultat 2-1, falë një goli në minutat shtesë.
“Të kuqtë” kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Mohamed Salah përfitoi nga hapësira në zonë dhe realizoi saktë në këndin e poshtëm për 1-0.
Evertoni reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 54-të me Beto, i cili shënoi brenda zonës për 1-1, duke e bërë fundin e ndeshjes edhe më të tensionuar.
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Liverpooli gjeti golin e fitores në minutën e 90+10’. Pas një goditjeje këndi, Virgil van Dijk u ngrit më lart se mbrojtësit dhe shënoi me kokë, duke vulosur fitoren 2-1.
Me këtë triumf, Liverpooli forcon pozitën e pestë në tabelë me 55 pikë, duke vazhduar garën për objektivat e fundit të sezonit. /Telegrafi/


