LIVE: Slloveni 0-2 Kosovë, Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes
Kombëtarja e Kosovës do të luajë në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e Grupit B, që pritet të zhvillohet në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:25.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku pozitën e dytë e cila i dërgon në ‘play-off’, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozitë.
Telegrafi gjendet me ekipin e pranishëm në Lubjanë, me dyshen Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU.
Përzgjedhësi i Sllovenisë uron Kosovën: Edhe na rrahën edhe na mposhtën, plotësisht e merituar
Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek e ka uruar Kosovën për fitoren dhe kualifikimin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Kosova e dominoi Slloveninë për të shënuar fitore 0-2, sfidë që ishin më të mirë nga fillimi i ndeshjes.
Plotësisht me rezultatin është pajtuar edhe Kek, që vlerësoi lartë Kosovën për paraqitjen e bërë.
"Jam i lumtur për ekipin, për lojtarët - falënderim i veçantë për tifozë tanë" - Foda flet pas fitores ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren historike 2-0 ndaj Sllovenisë në “Stozice”, një rezultat që i siguroi Kosovës pjesëmarrjen në paly-off për Kupën e Botës 2026 – sukses ky i arritur për herë të parë në histori.
Dardanët zhbllokuan takimin herët, me golin e Fisnik Asllanit në minutën e 6-të. Në pjesën e dytë, Kosova e dyfishoi epërsinë falë autogolit të Zan Karnicnik.
Pas ndeshjes, Foda theksoi se ekipi i tij ka luajtur pikërisht ashtu siç ishte përgatitur.
Festa e çmendur e Kosovës në zhveshhtore pas fitores historike ndaj Sllovenisë
Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në Lubjanë, duke mundur Slloveninë me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
Me këtë triumf, Dardanët arrijnë në kuotën e 10 pikëve, duke siguruar matematikisht play-offin.
“Nga tash duhet të bëhemi gati për mars”, Amir Rrahmani me fjalim motivues para lojtarëve pas fitores ndaj Sllovenisë
Kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim para lojtarëve të Kosovës pas arritjes historike, pra play-offi i Kampionatit Botëror 2026.
Rrahmani ka lavdëruar të gjithë lojtarët e Kosovës për këtë arritje, edhe ata që nuk kanë zhvilluar asnjë minutë.
Slloveni 0-2 Kosovë: Shkëlqen Asllani, notat e lojtarëve
Kombëtarja e Kosovës për herë të parë në histori siguroi play-offin e Kampionatit Botëror 2026, me fitore në udhëtim te Sllovenia.
“Dardanët” zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer për të triumfuar me rezultat 0-2.
Fisnik Asllani golashënuesi i golit të parë u vlerësua më së larti nga “SofaScore” me notën 7.5, aq sa e kishte edhe Florent Muslija, të cilit i mungoi vetëm goli.
Fitore historike, Kosova në play-off të Botërorit
Kombëtarja e Kosovës e ka siguruar vendin për play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
“Dardanët” regjistruan fitore 0-2 në Slloveni për ta garantuar vendin në Botëror, që mbahet në marsin e vitit 2026.
Goli i Fisnik Asllanit dhe autogoli i Karnicnik e bënë dallimin në këtë përballje, ku sllovenët ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 53-të shkaku se Stojanovic mori dy kartonë të verdhë.
Kujtojmë, Kosova do ta zhvillojë edhe një përballje në shtëpi – ndaj Zvicrës, e cila e siguroi kualifikimin direkt në Kupën e Botës.
Largohen Vedat Muriqi e Florent Muslija
Foda ka kryer edhe dy zëvendësimet e fundit. Tekniku gjerman largoi dyshen Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, për t’i zëvendësuar me Milot Rashicën e Muharrem Jasharin.
Dominim i plot i Kosovës, rrezikojnë Muslija e Hoxha
Kombëtarja e Kosovës e ka marrë tërë lojën në dorë. “Dardanët” krijuan edhe dy raste tjera të rrezikshme.
Florent Muslija tentoi një gol të bukur nga distanca, ndërsa edhe Veldin Hoxha ishte afër të shënonte nga afërsia, por Jan Oblak me super pritje ia mohoi golin.
Dy zëvendësime tjera te Kosova, Foda i inkuadron Ermal Krasniqin e Albion Rrahmanin
Përzgjedhësi Franco Foda i ka bërë edhe dy zëvendësime tjera te Kosova.
Ai largoi Mërgim Vojvodën dhe Fisnik Asllanin, duke inkuadruar ish dyshen e Ballkanit, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.
Zëvendësimi i parë i Franco Fodas, largohet Rexhbecaj hynë Veldin Hoxha
65’ - Përzgjedhësi Franco Foda e ka kryer zëvendësimin e parë në përballjen ndaj Sllovenisë.
Tekniku gjerman e largoi mesfushorin Elvis Rexhbecaj, për ta futur në lojë Veldin Hoxhën.
Autogol qesharak nga Karnicnik, Kosova në epërsi të dyfishtë
Kosova e ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Sllovenisë pas autogolit qesharak të Zan Karnicnik.
Karnicnik tentoi ta largonte harkimin e Florent Muslijës, por e dërgoi brenda rrjetës së Jan Oblak, i cili nuk kishte mundësi për ta ndalur.
Florent Muslija humb rast të artë
62' - Mesfushori Florent Muslija nuk e ka shfrytëzuar një rast të artë në përballjen ndaj Sllovenisë.
Ai mori një pasim fantastik nga mbrojtja, megjithatë dështoi të shënonte përballë Jan Oblak.
Fantastike: Stojanovic përjashtohet nga loja, merr kartonin e dytë të verdhë
Petar Stojanovic mori kartonin e dytë brenda shtatë minutave kësisoj gjyqtari Turpin e ndëshkoi me karton të kuq.
Tani, Kosova ka rastin e artë për ta ruajtur rezultatin pasi janë me një lojtar më shumë.
Sojanovic ndëshkohet vetëm dy minutë pas zëvendësimit
47' - Mesfushori Petar Stojanovic u ndëshkua me karton të verdhë vetëm dy minuta pasi hyri në lojë.
Dy zëvendësime te Sllovenia
Përzgjedhësi Matjez Kek ka bërë dy zëvendësime në fillimin e pjesës së dytë.
Ai ka futur në lojë Tomi Horvat dhe Dejan Petrovic, në vendin e Gorenc Stankovic dhe Petar Stojanovic.
Nis pjesa e dytë: Kosovën e ndajnë 45 minuta larg fitores
46' - Ka nisur pjesa e dytë mes Sllovenisë dhe Kosovës. "Dardanët" janë vetëm 45 minuta larg fitores së madhe.
Mbyllet pjesa e parë: Kosova me meritë në epërsi ndaj Sllovenisë
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Sllovenisë.
“Dardanët” dominuan në përgjithësi, ndërsa golin e vetëm në këto 45 minuta e realizoi Fisnik Asllani.
Ylli i Hoffenheimit pranoi një top të bukur nga Mërgim Vojvoda, pastaj dribloi për mrekulli dhe e finalizoi me një goditje të fuqishme.
Kosova duhet ta ruajë këtë rezultat për të ëndërruar kualifikimin direkt, meqenëse Suedia po barazon me Zvicrën.
Amir Shaipi me pritje fantastike, ia mohon golin Vipotnikut
29’ – Portieri Amir Shaipi ka bërë pritjen e parë në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
‘Gardiani’ i Luganos bëri një pritje fantastike ndaj goditjes së Vipotnikut, i cili tentoi nga distanca.
Kosova rrezikon me Muslijën e Rexhbecaj
25’ – Kombëtarja e Kosovës ka pasur mundësi të mirë shënimi përmes Florent Muslijës, por goditja e këtij të fundit pas një kundërzbritje u bllokua.
Nga topi i kthyer përfitoi edhe Elvis Rexhbecaj, por goditja nga distanca ishte e lehtë dhe u ndal nga Jan Oblak.
Dominim i Kosovës në 15 minutat e parë
15' - Përpos golit të Fisnik Asllanit, Kombëtarja e Kosovës është edhe duke e dominuar lojën.
“Dardanët” po e dominojnë Slloveninë si në posedim ashtu edhe në rastet e krijuara, me vendasit që aktualisht veçse po mbrohen.
Festë e çmendur nga tifozët e Kosovës pas golit të pranuar
Tifozët e Kosovës “Dardanët” menjëherë kanë nisur festën pas golit të Fisnik Asllanit.
Të gjithë në këmbë duke kënduar, tërë stadiumi po dëgjohet duke kënduar shqip.
I jashtëzakonshmi Fisnik Asllani thyen Slloveninë, Kosova në epërsi
Goal 🥅 “Slovenia 0 - 1 Kosovo”
— FutDball ⚽️ (@FutDball) November 15, 2025
⚽️ 6' Fisnik Asllani
pic.twitter.com/QqINLBTTJI
6’ - Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Sllovenisë.
Ishte Fisnik Asllani që mori një top në zonën kundërshtare nga Mërgim Vojvoda dhe me një goditje precize kaloi “Dardanët” në epërsi.
Nis ndeshja, Kosova synon së paku një pikë ndaj Sllovenisë
1' - Ka nisur ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës. "Dardanët" kërkojnë se paku një pikë për ta siguruar vendin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Amir Shaipi kryen përgatitjet, gati për sfidën e madhe
Portieri Amir Shaipi po i kryen stërvitjet paraprake para përballjes me Slloveninë.
Në mungesën e Aro Muric, Shaipi do të jetë titullari i Kosovës dhe do ta ketë një rast të madh për ta dëshmuar kualitetin.
Lojtarët dalin në fushë, gjithçka gati për Slloveni – Kosovë
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë dalë në stadium për të bërë përgatitjet para lojës.
“Dardanët” i pret një sfidë e vështirë në udhëtim te Sllovenia, por me një barazim automatikisht e siguron play-offin e Kampionatit Botëror.
Atmosfera fantastike vazhdon te Kosova, Aro Muric publikon foto me yjet që mbetën në tribunë
Edhe pse në tribunë, dëshira për ta mbështetur Kosovën ka bërë që të gjithë lojtarët të jenë të lumtur.
Bëhet fjalë për katër yjet e Kosovës, si Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Leard Sadriu e Baton Zabërgja që fatkeqësisht nuk kishin vend në formacionin ose stolin e Franco Fodas.
Edhe pse të gjithë kanë rol të rëndësishëm te Kosova, tekniku gjerman u detyrua të lërë katër lojtarë në tribunë, por duket se nuk ka hatërmbetje nga lojtarët.
I suspenduari prej kartonëve Aro Muric ka publikuar foto me të katër lojtarët ku secili shihen të buzëqeshur.
Kujtojmë, kanë mbetur më pak se 40 minuta para se të nis përballja Slloveni – Kosovë.
Formacionet zyrtare, Slloveni - Kosovë: Foda me ndryshime nga ndeshja e fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar formacionin e ekipit për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Kosova do të luajë si mysafire në stadiumin “Stozice” të Lubjanës, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e parafundit të Grupit B. Një barazim do të sigurojë për Kosovën vendin e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në ‘play-off’.
Siç paralajmëruam, trajneri gjerman ka vendosur që ekipi të luajë me skemën 3-5-2, që në mbrojtje transformohet në 5-3-2, me disa ndryshime të rëndësishme.
“Do të ishte mirë fitorja, por edhe barazimi mjafton”
Ish gazetari Leo Hajdari pret që Kosova ta mposhtë Slloveninë megjithatë edhe barazimi kryen punë.
Ai në një bisedë për Telegrafin e ka vlerësuar si sfidë të vështirë, por rikthimi i Rrahmanit e Dellovës rrit shpresat për “Dardanët”.
“Nuk po e di a jemi në Lubjanë apo Prishtinë”
Tifozët kanë mbushur sheshin e Lubjanës para përballjes së Kosovës ndaj Sllovenisë.
Në një intervistë për Telegrafin, tifozi Gazmend Gashi thotë se ende nuk po e di a është në Lubjanë apo Prishtinë.
“Mirë, nuk po e di a jam në shesh të Prishtinës apo Lubjanë. Shpreson sonte rezultat pozitiv, se edhe barazimi dihet na kryen punë. Kisha pasur qejf me fitu 3-1, por edhe barazimi na ndan të kënaqur”, tha ai.
Sot Kosova nis hapat drejt historisë: Dy ndeshje, dy skenarë për ëndrrën e madhe të quajtur Kupa e Botës
Kombëtarja e Kosovës sot hyn në fazën më vendimtare dhe emocionuese të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
“Dardanët” i presin dy finalet e fundit të Grupit B – dy përballje që mund të vendosin fatin e një ëndrre që prej vitesh pritet: pjesëmarrjen historike në “Play-Off”, madje edhe kualifikimin e drejtpërdrejtë në Kupën e Botës.
Lajmi më i mirë është se Kosova për këto dy sfida i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, me grupin në formë të shkëlqyer dhe me moral të lartë pas paraqitjeve të fundit.
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës për përballjen me Slloveninë
Juventusi i ka uruar fat sulmuesit Edon Zhegrova para përballjes së Kosovës ndaj Sllovenisë.
Zhegrova është gati plotësisht për ndeshjen vendimtare ndaj sllovenëve megjithatë pritet ta nisë nga stoli.
Juventusi si zakonisht përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i ka uruar fat anësorit të tyre
Kosova zhvilloi një stërvitje edhe sot në Slloveni
Dardanët zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore paraditen e sotme në atmosferë pozitive dhe fokus maksimal.
Të gjithë lojtarët janë të gatshëm, të motivuar dhe me energji të plotë për sfidën e mbrëmjes kundër Sllovenisë.
Katër lojtarët që mbetën jashtë listës përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përditësuar sot (e shtunë) në mëngjes listën e futbollistëve të ftuar duke dorëzuar 23 emrat që do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë.
Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Lojtarët e Kosovës bëjnë fotografi me tifozët para hotelit
Ekipi kombëtar i Kosovës ka përfunduar të premten mbrëma stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë.
Megjithatë, duke u kthyer në hotel, lojtarët e Kosovës ishin duke u pritur nga disa tifozë, ku u ndalen disa foto me ta.
Federata e Futbollit të Sllovenisë vjen me një informacion të rëndësishëm për tifozët vendas dhe ata të Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e shtunë) ndaj Sllovenisë në stadiumin “Stozice” nga ora 20:45 dhe tashmë kanë ardhur paralajmërimet nga Federata e Futbollit të Sllovenisë, për tifozëritë e të dyja kombëtareve.
Federata e Futbollit të Sllovenisë ka përgatitur udhëzime të posaçme për tifozët e Kosovës që do ta bëjnë më të lehtë për të arritur në vendin e ndeshjes dhe të përmirësojnë përvojën e tifozëve.
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë – Foda me disa ndryshime
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta vendos për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kosova do të luajë si mysafir i Sllovenisë në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Kështu, trajneri gjerman, Foda, ka vendosur tashmë për formacionin që pritet të luajë në ndeshjen jetike ndaj Sllovenisë.
Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv në Slloveni
Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshjes e Kombëtares së Kosovës në udhëtim te Sllovenia, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtares, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Vedat Muriqi tregon nëse do t’i presë flokët nëse Kosova kualifikohet në Botëror
Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se nuk do t’i presë flokët edhe nëse Kombëtarja e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror 2026.
Ylli i Mallorcas premtoi se nëse “Dardanët” shkojnë në Botëror do të shënojë gola edhe atje, megjithatë e hodhi poshtë mundësinë që t’i presë flokët.
“Për gola po kismet, nëse kualifikohemi do të shënoj gola edhe atje. E di që premtimin po e doni për flokët, por po më vjen keq”, tha ai duke qeshur.
Momenti kur lojtarët e Kosovës inspektuan fushën në stadiumin Stozice
Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Slloveni, ku lojtarët vetëm kanë inspektuar fushën në stadiumin “Stozice”, aty ku nesër do t’i kërkojnë pikët e plota.
Kosova nuk ka preferuar të stërvitë në Slloveni, ku sot në "Fadil Vokrri" ka mbyllur seancën e fundit.
Franco Foda e konfirmon se Amir Rrahmani luan ndaj Sllovenisë, flet edhe për Edon Zhegrovën
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Sllovenisë, ndërsa nuk e tha të njëjtën për Edon Zhegrovën.
Rrahmani nuk ka qenë fare pjesë e “Dardanëve” në muajin tetor shkaku që ishte i lënduar, ndërsa Zhegrova zhvilloi shumë pak minuta.
Në konferencë për shtyp, Foda konfirmoi se Rrahmani do të jetë gati pasi edhe ka luajtur tre ndeshje me Napolin para se t’i bashkohej ekipit kombëtar.
“Synimi është fitorja, i kemi analizuar mirë”, Foda optimist para përballjes me Slloveninë
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është shprehur optimist para përballjes me Slloveninë.
Tekniku gjerman në konferencë për media tha se pret prapë një përballje të njëjtë si në Prishtinë, ku këtë herë detajet mund ta bëjnë dallimin.
“Në ndeshjen e parë të dyja skuadrat kanë luajtur mirë dhe kujdesshëm. Asnjëra nuk i shfrytëzuan rastet, pres njëjtë edhe nesër dhe detajet ta bëjnë dallimin”.
Qendërmbrojtësit në top formë: A ka kokë-dhimbje Franco Foda, se me kë do të startojë?
Franco Foda është pyetur për mbrojtjen qendrën e mbrojtjes, pasi të gjithë mbrojtësit janë në formë, ndërsa është kthyer edhe Amir Rrahmani, nga lëndimi.
Përzgjedhësi i Kosovës, ka ofruar për këtë tubim emra si Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi dhe Leart Sadriu.
Duhet nënvizuar se në dy përballjet e forta të fundit, ndaj Sllovenisë (0-0) dhe Suedisë (0-0), mbrojtja nuk pësoi gol.
Të gjithë lojtarët në mbrojtje kanë luajtur mirë. Ne kemi mundësi të shumta. Janë të gjithë të gatshëm për lojë. Të gjithë janë të rëndësishëm. I kam parë edhe në stërvitje paraprakisht”.
“Kjo është më e rëndësishmja. Ne duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë për ndeshje. E rëndësishme është që janë të gatshëm për lojë, jo vetëm qendërmbrojtësit, kjo më gëzon mua si trajner”, deklaroi Foda.
“Do të jenë me plot besim, por kemi kualitet”, Kek i sigurt që Sllovenia do ta ‘thyejë’ Kosovën
Përzgjedhësi i Sllovenisë Matjaz Kek ka vlerësuar lartë Kosovën para ndeshjes së nesërme, por pret që t’i marrin pikët e plota në shtëpi.
Kosova do të jetë mysafir i Sllovenisë të shtunën mbrëma ndërsa me vetëm një pikë do ta siguronte edhe zyrtarisht play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Megjithatë, Kek beson plotësisht se Sllovenia do të arrijë ta ndalë Kosovën, pavarësisht arritjeve të “Dardanëve”.
“S’bën të sulmojmë me vrull, Kosova e frikshme në kundërsulme”, Jan Oblak mesazh bashkëlojtarëve
Portieri Jan Oblak e ka paralajmëruar kombëtaren e Sllovenisë të mos sulmojë me vrull sepse Kosova mund të përfitojë dhe rrezikojë përmes kundërsulmeve.
Oblak pavarësisht që nuk stërviti disa ditë me Slloveninë pritet të jetë gati për të shtunën në përballjen ndaj “Dardanëve”.
Megjithatë, slloveni para ndeshjes ka paralajmëruar bashkëlojtarët të mos jenë të fokusuar në sulm sepse Kosova është e rrezikshme në kundërsulme.
Ekipi i Kosovës niset drejt Lubjanës për ndeshjen me Slloveninë
Ekspedita e Kombëtares së Kosovës është nisur pak më parë drejt Lubjanës, aty ku do ta luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.
Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026, takim që është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.
Pasi kanë përfunduar stërvitjen gjatë ditës së sotme (e premte), ekspedita e Kosovës është nisur rreth orës 15:00 drejt Lubjanës.
Dardanët zhvilluan stërvitjen e fundit para nisjes në Lubjanë
Ekipi i Kombëtares së Kosovës ka kompletuar sot (e premte) stërvitjen e fundit në Prishtinë, para nisjes në Lubjanë për ndeshjen me Slloveninë.
Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim te Sllovenia në ndeshjen e parafundit të Grupin B, të vlefshme për kualifikuesen e Kupës së Botës 2026.
Ky takim është paraparë të zhvillohet në në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:45.
“Një ngritje historike për Kosovën, në prag debutimi në Kupën e Botës”, FIFA me postim domethënës për Dardanët
FIFA ka ndarë sot (e premte) një postim tepër domethënës për Kombëtaren e Kosovës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një “ngritje historike”. Në fokus është evolucioni i jashtëzakonshëm i Kombëtares së Kosovës në renditjen botërore, që nga debutimi në vitin 2016 deri te pozita rekorde që gëzojnë sot.
Sipas FIFA-s, Kosova u paraqit për herë të parë në listën e renditjes botërore në vendin e 190-të, një start modest për një kombëtare të sapopranuar në arenën ndërkombëtare.
Por, nga ai moment, progresi ka qenë i pandalshëm: ndeshje të forta, rezultate surprizuese dhe një identitet i qartë futbollistik kanë kthyer Kosovën në një histori suksesi.
Slloveni-Kosovë, ndeshja u besohet gjyqtarëve francezë
Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma.
Dardanët do të luajnë në udhëtim te sllovenët në ndeshjen e Grupit B, që pritet të zhvillohet në “Stozice Stadium” me fillim nga ora 20:25.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku pozitën e dytë e cila i dërgon në ‘play-off’, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozitë.
“E dimë çfarë duam, kemi plane se si ta mposhtim Kosovën" - mbrojtësi Janza flet për përballjen vendimtare për sllovenët
Futbollisti Erik Janza ka deklaruar se Sllovenia ka disa plane për të fituar ndeshjen kundër Kosovës dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ai ka theksuar se kombëtarja sllovene po përgatitet maksimalisht për këtë takim, që konsiderohet si një “finale” ndaj Dardanëve.
Ndeshja Slloveni – Kosovë do të luhet të shtunën në Lubjanë, në një përballje vendimtare për renditjen në grup.
Frikë te Sllovenia, edhe ylli më i madh i skuadrës në dyshime për Kosovën
Pas Benjamin Seskos, edhe portieri Jan Oblak është në dyshime për përballjen ndaj Kosovës.
Siç raportojnë mediat sllovene, te Federata ka frikë se portieri i Atletico Madridit mund të mos jetë gati shkaku i disa problemeve.
“Po e presim me hasret”, Mërgim Vojvoda paralajmëron Slloveninë se Kosova luan vetëm për fitore
Mbrojtësi Mërgim Vojvoda thotë se Kombëtarja e Kosovës synon t’i sigurojë vetëm pikët e plota në përballjen me Slloveninë.
“Dardanët” do të rikthehen në “aksion” të shtunën në përballjen ndaj sllovenëve, ku vetëm me një barazim do ta sigurojnë play-offin e Kupës së Botës, ndërsa me fitore do të mbesim në garë për kualifikim direkt, por kuptohet duhet të shpresojmë që Suedia e ndalë Zvicrën.
Për faqen zyrtare të FFK-së, Vojvoda u shpreh se gjithçka po shkon për mrekulli dhe synimi është vetëm fitorja.
Gallapeni: Atmosfera është e shkëlqyer, duam të shkruajmë historinë
Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e parë vendimtare të këtij muaji në kualifikimet e Botërorit 2026 kundër Sllovenisë, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Stozice” në Lubjanë.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, derisa një nga futbollistët që ka shkëlqyer në këtë kampanjë kualifikuese është Dion Gallapeni.
Anëtari i skuadrës polake Widzew Lodz tha se këto dy ndeshje janë jetike për Dardanët dhe dëshirojnë të shkruajnë historinë.
Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmon se mungesën e Benjamin Seskos ndaj Kosovës
Benjamin Sesko do të humbasë ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare të Sllovenisë, pasi lojtari po përballet me dëmtimin e gjurit, duke i dhënë fund tensioneve midis Manchester United dhe ekipit kombëtar.
Federata e Futbollit të Sllovenisë konfirmoi se ka marrë të gjitha raportet mjekësore nga klubi për Seskon dhe ka konfirmuar se ai nuk do t’i bashkohet kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, ndaj Kosovës dhe Suedisë.
“Bashkë të pathyeshëm”, faqja zyrtare e FFK-së publikon një video motivuese para ndeshjes me Slloveninë
Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar një video motivuese para përballjes së madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë para një përballje vendimtare në udhëtim te Sllovenia, ndeshje e cila pritet të zhvillohet të shtunën në “Stadion Stožice” të Lubjanë, me fillim nga ora 20:45.
Për ekipin e Franco Fodas një barazim do ta siguronte vendin e dytë në Grupin B apo automatikisht një vend në ‘play-off’ për kualifikim për Kampionatin Botëror 2026.
“Tifozët do të jenë forca jonë shtesë ndaj Kosovës” – mesfushori slloven Loveric nuk është dorëzuar ende
Mesfushori i Sllovenisë, Sandi Lovric, ka folur për përgatitjet e ekipit slloven para ndeshjes së rëndësishme të së shtunës ndaj Kosovës në stadiumin “Stozice”, duke theksuar se skuadra është e qetë, e përgatitur dhe e mbështetur nga publiku vendas.
Kosova shkon në këtë ndeshje se e dyta e grupit me 7 pikë, ndërsa Sllovenia është e treta me 3 pikë.
“Do të luajmë për fitore, edhe për Seskon” – mbrojtësi Vanja Drkusic flet për përballjen ndaj Kosovës
Kombëtarja e Sllovenisë ka vazhduar përgatitjet në Qendrën Kombëtare të Futbollit Brdo, në prag të përballjes së së shtunës kundër Kosovës, që do të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës.
Mbrojtësi Vanja Drkusic, që luan në kampionatin rus me Zenitin, ka deklaruar se atmosfera në kombëtaren sllovene është shumë pozitive dhe se skuadra është e fokusuar për të fituar gjashtë pikët maksimale në dy ndeshjet e ardhshme.
Hajdari flet para përballjes me Slloveninë: Udhëtojmë për t'i marrë tre pikët
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë.
Në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.
Korenica: Shpresoj që të marrim rezultate pozitive dhe të bëjmë historinë e Kosovës
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është optimist për rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar edhe sot (e mërkurë) me përkushtim të madh përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Xhaka thotë se Avdullahu dhe Hajdari nuk kishin vend te Zvicra, flet edhe për 'finalen' e mundshme në Prishtinë
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur hapur për zgjedhjet e fundit të Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit, dy futbollistë që vendosën të largohen nga Zvicra për ta përfaqësuar Kosovën.
Në një intervistë për mediumin zviceran Blick, Xhaka tha se dyshja nuk kanë pasur durim për të pritur Zvicrën.
Tutje mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane tha se Leon Avdullahu nuk është më i mirë se Ardon Jashari.
Sulmuesi slloven Vipotnik paralajmëron: Vetëm një Slloveni e bashkuar mund ta ndalojë Kosovën
Sulmuesi i ekipit të Swanseas, Zan Vipotnik, ka dhënë një deklaratë të qartë përpara sfidës vendimtare kundër Kosovës, duke theksuar se vetëm një Slloveni e bashkuar mund të shpresojë të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Ai ka theksuar se përballja do të jetë e vështirë, pasi Kosova do të hyjë në fushë me motivim maksimal dhe dëshirë për të siguruar një rezultat historik.
Kosova në prag të historisë: Dy ndeshje, dy variacione për ëndrrën e madhe e quajtur Kupa e Botës
Kombëtarja e Kosovës po hyn në fazën më emocionuese dhe vendimtare të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
“Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit të Grupit B, të cilat mund të përcaktojnë fatin e tyre historik – pjesëmarrjen për herë të parë në “Play-Off”, e ndoshta edhe në vetë Kupën e Botës.
Lajmi i mirë është se Kosova për dy përballjet, e ka ekipin e plotë, me lojtarët kryesorë që janë në formë optimale.
Bekaj flet për ndeshjet e radhës dhe mungesën e Aro Muric: Duam rezultate pozitive
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Dardanët kanë zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orët e mesditës, nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.
Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.
Portieri dardan, Visar Bekaj ka folur për ekipin kombëtar, dy ndeshjet e radhës si dhe mungesën e Aro Muric.
Zabërgja i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar: Duam të arrijmë qëllimin tonë
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.
Sulmuesi i talentuar, Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar.
Kosova duhet të ketë kujdes në Lubjanë: Mungesa e Seskos i sjell fat Sllovenisë, e tregojnë rezultatet
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë të nëntorit ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë.
Përballja vjen me disa mungesa të rëndësishme për të dyja ekipet, që mund të ndikojnë në zhvillimin e saj.
Sllovenët do të jenë pa Benjamin Seskon, ylli i tyre kryesor, i cili u lëndua këtë fundjavë me Manchester United. Megjithatë, mungesa e sulmuesit nuk duket të jetë një problem shumë i madh për ekipin kombëtar slloven.
Zvicra e humb edhe një yll para përballjes me Kosovën
Federata Zvicerane ka konfirmuar se edhe mesfushori Vincent Sierro ka pësuar lëndim, prandaj do të mungojë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës.
“Helvetikët” i presin dy sfida të rëndësishme në nëntor, ku me një fitore e sigurojnë matematikisht pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Lajm i shkëlqyer për Kosovën, Benjamin Sesko i mungon Sllovenisë
Benjamin Sesko është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Sllovenisë pas një lëndimi në gjurin e majtë që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.
Sulmuesi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të United, në Carrington, ku do të vazhdojë vlerësimet nga stafi mjekësor i klubit.
Franco Foda flet për Diant Ramajn dhe Arijon Ibrahimovicin, tregon për kontaktet me dyshen e Heidenheim
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë sot në konferencë për media në ditën e parë të grumbullimit të Dardanëve, para dy ndeshjeve të fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.
Mungon Aro Muric, Franco Foda tregon kush do ta zëvendësojë yllin e Sassuolos ndaj Sllovenisë
Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se ende nuk ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Aro Muric për përballjen ndaj Sllovenisë.
Muric mbetet “gardiani” kryesor i “Dardanëve” sidoqoftë nuk do të luajë në Slloveni shkaku që është i suspenduar, si pasojë e dy kartonëve të verdhë që mori në dy ndeshjet e fundit.
Kësisoj, te Kosova opsione mbesin Amir Shaipi, Visar Bekaj dhe Faton Maloku.
Foda: Kemi më shumë alternativa, ka ndryshuar sistemi
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes së ardhshme dhe të kualifikimit në fazat pasuese të turneut.
Ai ka bërë të ditur se ekipi është i përgatitur dhe ka lojtarë të rikuperuar që mund të bëjnë diferencën, por duke rikujtuar të gjithë se ende nuk kemi arritur atë që duam, kualifikimin në Botërorë.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.
Foda flet për rikthimin e Rrahmanit, por edhe i premton minuta më shumë Zhegrovës
Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur për rikthimin e Amir Rrahmanit në ekipin kombëtar pas lëndimit të gjatë, por edhe për formën e Edon Zhegrovës.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.
Foda flet para përballjes me Slloveninë: Synojmë së paku një pikë
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy ndeshjet e muajit nëntor, që Kosova luan ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Dardanët do të përballen me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë, derisa tre ditë më vonë presin Zvicrën në Fadil Vokrri.
Foda ka deklaruar se për ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë synojnë së paku një pikë.
Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Kapiteni Amir Rrahmani është rikthyer pasi mungoi në muajin tetor, së bashku me Baton Zabergjën.
Ndërkohë, në listën rezervë kanë rënë Florent Hadërgjonaj e Florian Haxha.


