Please enter at least 3 characters.

Gjithçka që ndodhi në natën e parë të Big Brother VIP Kosova 4

Sonte (e hënë) filloi nata e parë e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova - edicioni i katërt.

Plot banorë VIP pritet të nisin rrugëtimin e tyre në këtë sezon të ri, duke sjell debate, rrëfime e mocione të forta për shikuesit.

Me dy spektakle në javë të zhvilluar çdo të hënë dhe të premte, publiku do të ketë mundësinë që të njihet më mirë nga afër ma banorët.

Telegrafi do ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për çdo zhvillim dhe banor që është futur sonte në spektaklin e madh.

18/11/2025 01:25-Sfidë që në natën e parë - digjen valixhet e të gjithë banorëve

Nata e parë nuk përfundoi e qetë, biles përkundrazi nisi me sfida. Kjo pasi banorëve iu kërkua që të zgjidhnin nga një banorë për të shpëtuar në formë zinxhiri.

I fundit që mbeti pa u zgjedhur nga asnjë ishte Londrimi, i cili u vendos përpara një zgjedhjeje nga vëllai i madh. Nëse do të shtypte pulsantin ai do shpëtonte valixhen e tij dhe do të fitonte imunitet, por që do dixhte vakixhet e tjerëve dhe do t'i çonte ata në nominim.

Si rrjedhojë, Londrimi vendosi që ta shtypte pulsantin, i cili për efekt pati djegien e valixheve të banorëve.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

18/11/2025 00:21-Sasa Hoda - e fundit që hyn në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Saranda 'Sasa' Hoda është banorja e fundit që përmbyll kështu listën e banorëve që u futën sot në Big Brother VIP Kosova.

Politikania me origjinë nga Gjakova, e cila ka sfiduar edhe më parë veten në formate të tilla, hyri me një dukje elegante dhe mjaft të veçantë.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

18/11/2025 00:15-Londrim Mekaj, banori i parafundit që hyn në shtëpi

Këngëtari i ri me origjinë nga Peja, Londrim Mekaj, i është bashkuar kastit të BBVK 4.

Ai tha se ka hyrë pa i treguar askujt, madje ka "gënjyer" edhe familjarët kinse po shkon në punë, por në të vërtetë është nisur drejt një aventure të re si ajo e Big Brother VIP Kosova.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

18/11/2025 00:04-Ibro Deli, banori tjetër

Këngëtari Ibro Deli i njohur për stilin e tij kontrovers, është banori i radhës që futet në Big Brother VIP Kosova.

Ai shoqëroi banoren paraprake Dolce, teksa interpretoi pak nga një këngë e tij para hyrjes në këtë spektakël.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

18/11/2025 00:01-Dolce - një sozi e Marilyn Monroe në Big Brother VIP Kosova 4

Krijuesja e përmbajtjeve për rrjette sociale, Dolce, është banorja e radhës që do të hyjë në BBVK 4.

Ajo vjen nga Italia dhe thotë se nuk ka limite, ndaj është gati më shumë se kurrë për këtë eksperiencë.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 23:42-Aktivistja Shkurte Haxhiu - një tjetër banore në BBVK

Aktivistja Shkurta Haxhiu është një tjetër banore që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo hyri e shoqëruar me muzikë nga Adri dhe Iliriana, që kanë qenë banorë të mëparshëm të Big Brother VIP Kosova, në edicionin e dytë.

17/11/2025 23:27-Kushtrim Kelani, këngëtar - vjen si banori i 15-të në BBVK

Banori i 15-të me radhë që u prezantua në mbrëmjen e sotme ishte këngëtari dh producenti Kushtrim Kelani.

Ai tha se dëshira për të hyrë në Big Brother vjen nga synimi për t'u larguar nga jeta e përditshme dhe monotonia.

17/11/2025 23:22-Edi Kuçi rikthehet në Big Brother VIP Kosova

Konkurrenti i "Përputhen" dhe ish-banori i vitit të kaluar, Eduart Kuçi, është rikthyer për të dytin vit radhazi si banor në BBVK.

Ai tha se ka ardhur për t'i ndreçur gabimet e së kaluarës, më saktësisht të vitit të kaluar ku kishte qëndruar vetëm dy javë dhe kishte dalë nga shtëpia me një sjellje jo shumë të hijshme ndaj produksionit.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 23:15-Transgjinorja Linda Rei, banorja e radhës në Big Brother VIP Kosova 4

Transgjinorja Linda Rei është banorja e 12-të me radhë që u fut në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ajo e prezantoi veten si të gasthme për t'u futur në këtë spektakël plot surpriza, duke premtuar të jetë aktive dhe një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 23:05-Bia Khalifa - banore në Big Brother VIP Kosova

Influencuesja e rrjeteve sociale, Bia Khalifa, vjen si banore në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova 4.

Me një paraqitja mjaft ekstravagante dhe provokuese, Khalifa bëri që të komentohet menjëherë që në hyrjen e saj në këtë spektakël.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 23:02-Igballja pa "igball" - nuk futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

Teologia Igballe Huduti ka qenë një prej emrave më të përfolur që do të futej në këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë rrugës duke u nisur për të hyrë në BBVK, ajo ka marr informacionin se burri i saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe si rrjedhojë po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare.

Ndonëse emri i saj do të thotë "fat", duket se jo e tillë ishte mbrëmja e sotme për të.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 22:35-Nailir Piri - banori i 10-të në BBVK 4

Poadcester-i Nailir Piri është banori i 10-të që hyn sonte në BBV 4.

Ai me origjinë është nga Shkodra, me një të kaluar jo shumë të bardhë në Angli, por që ka arritur të lërë pas të kaluarën dhe të vij si një person i referomuar.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 22:33-Ardit Stafai futet në Big Brother VIP Kosova

Këngëtari i njohur me origjinë nga Gostivari, Ardit Stafai, është futur si banor në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Arditi është vëllai i Astrit Stafait - producent i njohur muzikor, dhe njëherësh djali i këngëtares së mirënjohur pejane, Shahindere Bërlajolli.

Arditi me profesion është këngëtar dhe pedagog i kantos.

17/11/2025 22:18-Alba Pollozhani dhe Toney hynë në BBVK 4

Konkurrentja e "Përputhen", Alba Pollozhani është banorja e radhës që u fut në Big Brother VIP Kosova.

Përgjatë hyrjes në shtëpinë më të famshme, ajo u shoqërua nga një veturë, shoferi i së cilës ishte konkurrenti i radhës.

Ai quhet Toney dhe vjen nga Zvicra dhe punon si regjisor.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 22:07-Mentor Haziri - banor në Big Brother VIP Kosova

Banori i gjashtë me radhë që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë është këngëtari i njohur i muzikës rock, Mentor Haziri.

Artisti me origjinë nga Ferizaj ka vendosur që ta sprovojë veten në këtë format jo shumë të zakonshëm për profilin e tij.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 21:45-Klodian Mihaj - banori i pestë

Aktori Klodian Mihaj i cili jeton dhe vepron në veneza të Italisë, është banori i pestë që futet në Big Brother VIP Kosova 4.

Ai është me origjinë nga Shkorra, teksa tha se ka pasur rastin të luajë në filma që janë transmetuar edhe në platformën e njohur mbarëbotërore, Netflix.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 21:36-Banorja e katërt quhet Elijona dhe vjen nga Gjermania

Banorja e katërt që futet sonte është Elijona Binakaj, e cila është e lindur dhe rritur në Gjermani.

Elijona e prezantoi veten si modele dhe influencuese e rrjeteve sociale, me dëshirën e madhe për t'u futur në Big Brother VIP Kosova.

Elijona ndryshe është edhe banorja më e re e këtij edicioni.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 21:34-Profesori dhe bodybuilder-i Getoar vjen si banori i tretë

Me emrin Getoar, banori i tretë vjen nga Belgjika.

Ai e prezantoi veten si bodybuilder natyral, profesor dhe spiritualist.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë këtu.

17/11/2025 21:26-Benita Zena, banorja e dytë e Big Brother VIP Kosova 4

Influencuesja dhe këngëtarja 21-vjeçare nga Prishtina, Benita Zena, është prezantuar is banorja e dytë në këtë spektakël.

Në klipin prezantues, ajo e cilësoi veten si një vullkan shpërthyes që është gati t'i vërë zjarrin shtëpisë.

Për më shumë lexoni lajmin e plotë duke klikuar këtu.

17/11/2025 21:14-Hygerta Sako prezantohet si banorja e parë

Ish-"Miss Shqipëria" dhe moderatorja e sportit, Hygerta Sako është zbuluar si banorja e parë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Mesa duket, ajo do të jetë një përfaqësuese e denjë e bukurisë shqiptare në një spektakël si ky i BBVK.

Për më shumë, lexoni lajmin e plotë duke klikuar këtu.

17/11/2025 21:11-Leonora Jakupi për herë të parë në Big Brother VIP Kosova

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Leonora Jakupi është ulur për herë të parë në karrigen e Big Brother VIP Kosova.

Ajo dukej magjepsëse e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa tha se do të bëjë maksimumin që të japë opinione sa më profesionale për banorët.

17/11/2025 21:10-Olta Gixhari shkëlqen me paraqitjen glamuroze në natën e parë

Aktorja dhe banorja e BBVA 2, Olta Gixhari, hyri si opinionistja e parë në program.

E veshur me një fustan të kuq elegant dhe me prerje anash, Olta dukej tejet tërheqëse në këtë prezantim.

17/11/2025 21:06-Fillon zyrtarisht BBVK 4, mbi 1,300 metra katrorë dhe mbi 100 kamera në këtë edicion

Prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi kanë bërë hapjen zyrtare të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Të rrethuar nga mbi 100 kamera, banorët e këtij edicioni do të jetojnë në një hapësirë jo më të vogël se 1,300 metra katrorë.

17/11/2025 20:37-Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari konfirmohen si opinionistet e këtij edicioni

Foto: Instagram

Aktorja e njohur Olta Gixhari do të na shoqërojë edhe për një edicion tjetër si opinioniste në spektaklin e Big Brother VIP Kosova.

Ndërkohë ndryshe nga vitet e kaluara, këtë edicion do të kemi një përbërje prej dy femrave.

Tashmë është konfirmuar që opinionistja e dytë e këtij programi do të jetë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi.

17/11/2025 20:30-Sonte nis nata e parë e BBVK 4 - Alaudini dhe Jonida moderatorë edhe për këtë vit

Moderatorë të këtij edicioni do të jenë po të njëjtët me ato të edicioneve të kaluara, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Ata do të na shoqërojnë përgjatë kësaj maratone e cila do të zgjasë plot re emuaj.