Please enter at least 3 characters.

Lista Serbe tregon kur do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje

2019/08/unnamed-5-18.jpg

Lista Serbe do të marrë vendimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor në Kosovë, pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq tha për Tanjug se konsultimet priten gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Beograd.

Simiq tha se të gjitha vendimet në lidhje me veprimet e Listës Serbe në terren dhe të popullit serb në Kosovë merren në konsultim me Beogradin.

"Periudha e ardhshme, siç ka thënë vazhdimisht presidenti Vuçiq, do të jetë turbulente dhe i bëjmë thirrje të gjithë serbëve t’i bashkëngjiten Listës Serbe”, tha Simiq.