Lista e LDK-së për deputetë – emra të rinj e të njohur
Partitë politike më 11 dhjetor bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë, me shumë emra të rinj e të njohur për qytetarët.
E, njëra ndër to është dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së LDK-së për kandidatë për deputetë janë: Jehona Lushaku Sadriu - drejtoreshë e Arsimit në Komunë të Prishtinës, që së fundmi ka aderuar në LDK, Drita Millaku - ish deputete e LVV-së që ka kaluar në LDK, Visar Azemi - ekspert i ekonomisë, Zef Morina - kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, si dhe Lumbardh Salihu, ish-futbollist dhe tani pjesë e shou-bizit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili është dhe bartës i listës tha se LDK-ja ofron vendit listën më të mirë siç i quajti ai “njerëz punëtorë e të ndershëm, gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, profesionistë që kanë edhe dijen edhe guximin ta udhëheqin vendin”.
Më poshtë ua sjellim top 10 e listës së LDK-së:1. Lumir Abdixhiku2. Kujtim Shala3. Doarsa Kisa Xhelili4. Lutfi Haziri5. Gazmend Muhaxhiri6. Hykmete Bajrami7. Imri Ahmeti8. Sokol Haliti9. Jehona Lushaku Sadriu10. Anton Quni


