Please enter at least 3 characters.

Lisandro Martinez ka zbarkuar në Mançester, të shtunën pritet zyrtarizimi te Man Utd

2022/07/Screenshot_4-35.png

Lisandro Martinez pritet ta kompletojë transferimin te Manchester Unitedi të shtunën, pasi t’i kryejë testet mjekësore, ndërsa ai ka zbarkuar sot në qytetin anglez.

Transferimi i Martinezit do t’u kushtojë “djajve të kuq” rreth 54 milionë euro.

Shumë media kanë shkruar të enjten se Man Unitedi u pajtua me Ajaxin për transferimin e tij, ndërsa udhëtimi i Martinezit për në Mançester është bërë menjëherë të premten.

Zyrtarizimi i tij te Manchester United pritet të bëhet të shtunën.

24-vjeçari luan në disa pozita të mbrojtjes, teksa ka punuar me trajnerin e Unitedit, Erik ten Hag te Ajaxi.

Ai ka fituar tre tituj të ligës në Holandë, qëkur iu bashkua Ajaxit në vitin 2019 nga Defensa y Justicia. /Telegrafi/