Liroh publikon këngën e re "Mi Amor"
02/08/2019
Këngëtari i ri i skenës shqiptare, Lirim Alabaku , i njohur si Liroh ka publikuar këngën e tij më të re.
"Mi amor" mban titullin projekti i tij i ri muzikor, i cili i pason këngës “Unë u deha”, të cilën publiku e priti mirë.
Klipi i këngës është mjaft veror dhe është realizuar nga kompania vendore Revange Films.
Për instrumentalin është kujdesur Vruel P, gjersa për tekstin është kujdesur Kastriot Konjufca.
Liroh po vazhdon të jetë mjaft aktiv me prurje muzikore, të cilat po priten mirë tashmë nga fansat e tij. /Telegrafi/


