Please enter at least 3 characters.

Lirim Kastrati gjen golin e parë me fanellën e Dinamo Zagrebit, shënon në Ligën e Kampionëve

2020/08/cfr-cluj-dinamo-zagreb-live-text-de-la-21-00-meci-de-foc-pentru-petrescu-si-jucatorii-sai-in-turul-2-preliminar_14.png

Sulmuesi anësor, Lirim Kastrati, ka filluar ta gjejë vetën me fanellën e Dinamo Zagrebit.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, po luan në Ligën e Kampionëve me Dinamon e Zagrebit, ku janë mysafir të Cluj.

Kastrati u fut në lojë në pjesën e dytë dhe gjeti golin.

Zhvillohej minuta e 74-të e takimit kur rezultati ishte 1-1, anësori shënoi për 2-1, në portën e zbrazët pas një topi të kthyer.

Dinamo nuk arriti ta ruajë këtë rezultat, ndërsa ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/