Please enter at least 3 characters.

Liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, Rama: Destinacione fantastike

2023/01/324568975_843479400066624_1069595086849347509_n-e1673080766568.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paraqitur liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me potencial për zhvillimin e turizmit.

Rama në një postim në Facebook shkruan se liqenet akullnajorë janë destinacione fantastike.

“Mirëmëngjesi dhe me një destinacion fantastik siç janë liqenet akullnajorë të Lenies dhe maja e Valamarës, një pikë përbashkuese mes Maliqit, Pogradecit dhe Gramshit, si zona me super potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës, ju uroj një fundjavë të paqtë”, shkruan Rama në Facebook. /Telegrafi/