Please enter at least 3 characters.

Lippi parashikon Conten te Interi: Do të përfundojë duke luajtur me tre sulmues

2019/09/Conte-Lippi.jpg
278:"ROME, ITALY - MAY 31: (L-R) Italy head coach Antonio Conte, Tv presenter Antonella Clerici and the former Italy head coach Marcello Lippi attend the 'Sogno Azzurro' TV programme at Auditorium del Foro Italico on May 31, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Marcello Lippi ka zbuluar se pret që Antonio Conte të përfundojë duke luajtur me tre sulmues te Interi dhe jo me formacionin e preferuar 3-5-2.

Conte ka filluar mbretërimin e tij si trajner i Interit me formacionin 3-5-2, por Lippi ka thënë se Alexis Sanchez dhe Matteo Politano do të japin më shumë shkëlqim më vonë gjatë sezonit.

"Unë besoj se Antonio do të përfundojë me tre sulmues", ka thënë fillimisht ish-trajneri i Juventusit dhe Interit për Gazzetta dello Sport.

"Pse nuk mund të luajë me 3-4-3? Ai tashmë e ka bërë atë dhe është e mundur me Sanchez dhe Politano".

"Para se të mund t'i krahasojmë Godin, De Vrij dhe Skriniar me BBC-në [Barzagli, Bonucci dhe Chiellini], ata duhet të fitojnë diçka, por kjo mund të bëhet".

Lippi ka besim te Interi i Contes (Foto: FC Inter/Twitter)

"Sensi është shumë i mirë. Ai ka ide, ritëm, sens pozitiv dhe krijon lëvizje".

"Icardi duhej të largohej. Nuk do të them më shumë se kaq. Më pëlqen shumë Lukaku. Ai ka forcë, fuqi, përulësi, thjeshtësi në lojën dhe ritmin e tij", përfundoi Lippi. /Telegrafi/