Please enter at least 3 characters.

Lionel Messi shkëlqen në ceremoninë e FIFA-s me gruan (Foto)

2017/10/messi-2-1-e1508783533779.jpg

Lionel Messi është shfaqur tejet elegant në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të më të mirëve të FIFA-s.

Ai u shfaq në këmishë të bardhë dhe kollare të zezë e veshje elegante të zezë.

Në të zezë u shfaq edhe Antonella, e cila zgjodhi një fustan transparent në disa pjesë të trupit, ku dallohen linjat trupore të saj.

lexo po astu

Flokët e rrafshëta dhe grim të thjeshtë – Antonella ka treguar se është bukuroshe e vërtetë brune që i përshtatet shumë futbollistit argjentinas.

Messi ka shkëlqyer në krah të gruas, teksa është një prej favoritëve për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA.

Leo Messi konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha të futbollit botëror.

Ai luan për klubin spanjoll, Barcelona, ku edhe e ka filluar karrierën e tij prej futbollisti. /Telegrafi/