Please enter at least 3 characters.

Limon dhe uthull molle për puçrrat e fytyrës

2016/01/limon-dhe-uthull-molle-p-euml-r-pu-ccedil-rrat-e-fytyr-euml-s_hd.jpg

Lëngu i limonit: Lëngu i limonit jo vetëm që sjell një reduktim të akneve, por edhe ndihmon për t’i dhënë lëkurës ndriçim.
Për efektivitet maksimal, lëngu i një limoni të shtrydhur duhet të aplikohet në pjesët ku ju keni puçrra dhe ta lini të veprojë për të paktën 15 -20 minuta, para se ajo të lahet.

Uthulla e mollës: Ky ilaç është përdorur për zbutjen e lëkurave me probleme, ku përfshihen edhe puçrrat.
Lagni një copë pambuk me uthull dhe lyeni me të pjesën e fytyrës që keni puçrra. Lëreni të veprojë për rreth 10 -15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë. Ky ushtrim duhet të kryhet dy herë në ditë. /Telegrafi/