Please enter at least 3 characters.

Limani: Situata me ujin në Gostivar po normalizohet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka sqaruar sot dhe situata epidemiologjike në qytet është stabile dhe më e qetë.

Ai tha se në zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm po ndihmojnë dhe ekipe nga qyteti i Shkupit, me qëllim që qytetarët sa më shpejt të kenë ujë të pijshëm dhe për përdorim të përgjithshëm.

“U bë mbledhja e shtabit të krizës në nivel shtetëror, poashtu edhe e shtabit lokal të krizës dhe dolëm më këto rekomandime. Situata epidemiologjike në qytet është dukshëm më e qetë, edhe ajo e furnizimit me ujë. Ndërmarrja Publike Komunalec e Gostivarit ka filluar bashkëpunimin me ekspert të ujësjëllësit nga Shkupi dhe së shpejti do te ketë edhe ujë për përdorim të përditshëm dhe për pije”, tha Limani.

Kujtojmë se ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm në Gostivar është ende në fuqi, teksa numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është ulur dukshëm dhe pacientë te hospitalizuar nuk ka.