Please enter at least 3 characters.

Limaj përkujton viktimat e 11 shtatorit

2017/04/Fatmir-Limaj-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka përkujtuar viktimat e sulmit të 11-shtatorit të vitit 2001.

Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.

“Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të të jetuarit për të gjithë popujt e botës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Kosova, thotë Limaj se është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.

Shkrimi i plotë i Limajt:Sot bëhen 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Nga ky akt i tmerrshëm dhe terrorist humbi jetën një numër i madh i qytetarëve të pafajshëm nga e mbarë bota.Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me familjet të cilat humbën më të dashurit e tyre.Gjatë historisë dhe të sotmes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar gjithnjë frymë demokratike dhe liri të shprehjes, mendimit dhe të të jetuarit për të gjithë popujt e botës.Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dëshmojnë gjithnjë se janë mbrojtëse e përkushtuar e barazisë në botë.Kosova është rreshtuar krah SHBA-ve dhe botës demokratike në luftën kundër terrorizmit.