Please enter at least 3 characters.

Limaj: Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente

2019/01/Fatmir-Limaj-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendës kryeminstri, Fatmir Limaj ka reaguar pas sulmit i cili ndodhi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku mbetën të vrarë mbi 40 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Limaj përmes rrjetit të tij social Facebook ka shkruar se ky akt është qyqarë dhe i shëmtuar.

“Sulmi terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, cak i të cilit ishin dhjetëra persona të pafajshëm është akt qyqarë dhe i shëmtuar.
Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah popullit të Zelandës së Re në këto momente të vështira.
E gjithë bota demokratike duhet të angazhohet dhe të bëjë më shumë në parandalimin e sulmeve qyqare të cilat po marrin jetët e personave të pafajshëm”, ka shkruar ai./Telegrafi/