Please enter at least 3 characters.

Ligjëratë edukative për promovimin e produkteve vendore në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj”

Në kuadër të projektit EREA, shoqata e PePeKo (Përpunuesit e Pemëve dhe Perimeve të Kosovës) organizoi sot një ligjëratë edukative në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj”, me fokus në promovimin e produkteve bujqësore vendore dhe rëndësinë e mbështetjes së prodhuesve lokalë.

Ligjërata u mbajt nga Isme Osmani,e Zyrtare e Projekteve e Shoqatës PePeKo, e cila bashkëbisedoi me nxënësit për vlerat e bujqësisë vendore, ushqimin e prodhuar në Kosovë dhe ndikimin që zgjedhjet e konsumatorëve kanë në zhvillimin e ekonomisë lokale.

“Kur të rinjtë e kuptojnë vlerën e produkteve vendore, ata bëhen mbështetësit më të mirë të fermerëve dhe prodhuesve tanë. Edukimi është investimi më i rëndësishëm për një të ardhme ku zgjedhim me vetëdije atë që prodhohet në vendin tonë.” - Isme Osmani, Zyrtare e Projekteve, Shoqata Pepeko.

Aktiviteti është pjesë e serisë së ngjarjeve të organizuara në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj”, e cila do të kulmojë me panairin e produkteve bujqësore vendore më 11 dhe 12 shtator 2026Prishtina Mall, ku qytetarët do të kenë mundësi të takojnë dhjetëra agrobiznese dhe të mbështesin prodhimin vendor.

Shoqata PePeKo falënderon drejtuesit e shkollës, mësimdhënësit dhe nxënësit për mikpritjen dhe pjesëmarrjen aktive në këtë aktivitet edukativ.

true