Liga Total: Nivela dhe Venezia vazhdojnë me formë të lartë
SUPERLIGA
Superliga mblodhi mbi 1000 tifozë në ndeshjen mes Niveles dhe Bajramit ku u pa futboll shumë cilësorë dhe i interesante. Yjet e Bajramit në krye me Muhamet Dragushen, Agon Ramadanin e Bujar Sinanin, dështuan përballë Nivelës që me dy gola të Shkumbim Azemit i dha tre pikë ekipit lider të kampionatit. Vlen të përmendet portieri i Nivelës më super pritjet e tij në këtë ndeshje. Në anën tjetër leksion futbolli dhuroi Venezia nga Dobraja që mposhti 3-1 Akllapin. Hysen Bytyqi ishte më i miri për ish-kampionët e Liga Total në këtë takim.
Edhe Avni Ita morri fitore këtë xhiro. Ata mposhtën 6-3 Gadimen, ndërsa fitore korri dhe Gumnasella që mposhti 3-1 ekipin nga Llugaxhia, Standard Benz. Fitore interesante shënoi dhe Gllogovci ndaj Termax 2-0 ashtu siç bën edhe Nipat e Dajës që fituan ndaj Sllovisë me rezultat 3-0. Ndërsa, këtë javë tre ndeshje përfunduan në barazim. 2-2 përfunduan sfidat mes Europlast dhe Valentino Caffes dhe Blendi Center e Xhamisë së Magurës. Ndërsa me rezultat 1-1 përfundoi sfida mes Beses dhe Mobi Shop Gaxhes.
Tabela dhe golashënuesit më të mirë:
LIGA E PARË
Ne Ligën e Parë më fitore vazhduan FC Flaka dhe Ardeno Meshkurti. Flaka mposhti 5-1 Sparten, ndërsa Ardeno fitoi ndaj skuadrës së Qullve me rezultat 4-2. Ndërsa, ndeshja mes Relux dhe Rubofcit përfundoi në barazim 1-1. Një nga sfidat më të rëndësishme ishte ajo mes Smallushes dhe Restaurant Shpelles që përfundoi 5-3 për ekipin nga Smallusha, që duket në top formë këtë edicion.
Tre pikë arketuan këtë javë edhe Minatori e Professional Electro. Minatori mposhti 1-0 Drenin, ndërsa Professional Electro mposhti 3-2 Amico Caffen. Teksa, fitoren e parë sezonale Olimpic Fitness e arriti ndaj ekipi të ri në ligë, FC Star Caffe më rezultat 6-1. Dardanet vazhduan me fitore edhe këtë xhiro dhe mposhtën 6-3 Besa Sllovinë në derbin e vogël të fshatit Sllovi. Ndërsa, Muhagjert mposhten minimalisht ekipin e Venezias 2 më rezultate përfundimtar 2-1.
Tabela dhe golashënuesit më të mirë:
Rezultate dhe Tabela e Ligës se Dytë:


